Zbulo të panjohurën

Befasohet Lumnija-gruaja e Hashim Thaçit, pranon dhurata për 8 mars

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, bashkëshorja e ish-presidentit, Hashim Thaçi, Lumnie Thaçi mori një surprizë të bukur.

Forumi i Gruas së Partisë Demokratike Shqiptare udhëtuan nga Presheva për në Prishtinë për t’i uruar simbolikisht 8 Marsin Lumnije Thaçit, gruas së ish-presidentit Thaçi.

Këtij organizimi i priu nënkryetarja e parë e PDSH-së, Albiona Ibrahimi Rexhepi.

Ky është 8 marsi i parë që Lumnije Thaçi e pret pa bashkëshortin e saj, i cili gjendet në Hagë si i akuzuar për krime lufte.