Zbulo të panjohurën

Behramaj: Specialja bastisi shtëpinë e Thaçit e Veselit në të njëjtën ditë që ua kishte bastisur Serbia më 1993

Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka shkruar në Facebook pas bastisjeve që është duke kryer sot Specialja, raporton Gazeta Express.

Behramaj thotë se në vitin 1993, policia serbe kishte bastisur për një ditë shtëpinë e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit.

Njëjtë, ai thotë se ka ndodhur edhe pas 27 viteve.

“Ka qenë viti 1993, kur policia serbe kishte bastisur në të njëjtën ditë shtëpinë e Hashim Thaçit dhe atë të Kadri Veselit. Dytë në atë kohë ishin në kulmin e përpjekjeve për formimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sot, 27 vjet pas, sërish po bastisen përnjëherë shtëpitë e tyre. Por, atëherë i kërkonin për t’i arrestuar. Ndërsa, këta tjerët po kërkojnë material për t’i gjykuar. As pas gati tri dekadave nuk reshtën përpjekjet për t’i gjykuar themeluesit e UÇK-së”, ka thënë ai./