Zbulo të panjohurën

Bekë Berisha e vë në siklet gazetarin në kamerë të fshehur

Para një viti, Frontal ka realizuar kamera të fshehta, pre e të cilave kanë rënë politikanë të njohur. Por, këtë vit, rolet kanë ndërruar. Politikanët u kanë bërë kamera të fshehta gazetarëve të T7.

T7 ka bashkëpunuar me disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për t’i realizuar këto kamera të fshehta, ndërkohë gazetarët nuk kanë qenë në dijeni se diçka e tillë do të ndodhte. Krejt kjo është realizuar, derisa gazetarët kanë menduar se janë në transmetim “live” derisa kanë realizuar intervistat me deputetët.

Bekë Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka vënë në siklet të madh gazetarin Çlirimtar Morinën, derisa ky i fundit e ka pyetur për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president.