Zbulo të panjohurën

Berisha i LDK-së: Po të mos ishte djali i Xhemail Mustafës, si Besiani ka me qindra e mijëra

Anton Berisha i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kritikuar ai të rinjtë e LDK-së që po kandidojnë për kryetar të partisë. Berisha theksoi se Anton Quni, Besian Mustafa dhe Lumir Abdixhiku kanë hyrë në LDK me sistem të privilegjuar.

“Kanë hyrë me sistem të privilegjuar. Antoni ka hyrë me sistem të privilegjuar për shkak të veprës së vet, si një ushtar i jashtëzakonshëm që ka dhënë kontribut në liri, ndërsa Lumiri si një kuadër i mirë me meritë të vet, por që partia e ka qit në një rrugë gati të përnjëhershëm që përnjëherë është hyrë në parti dhe janë bërë yje të procesit”, ka thënë ai, në emisionin “Frontal”, në T7.

Ai përmendi edhe lidhjet e kandidatëve për kryetar të LDK-së me figurat e shquara të LDK-së.

“Edhe Besiani duke marr parasysh edhe gjenetikën e tij, djali i një figure të jashtëzakonshme, sepse po të mos ishte djali i tij, kuadrat të profilit të tij janë me qindra, mos të them me mijëra. Edhe si Lumiri janë me qindra. Edhe unë e kam djalin e shkolluar jashtë por pretendimet e të rinjve që menjëherë me marr funksione të larta unë i kam kritikuar edhe më herët”, ka thënë ai.  /Express/