Zbulo të panjohurën

Besarta Jashari: Kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja

Vajza e Heroit Hamëz Jashari, Besarta ka komentuar përmes një postimi në facebook, “Natën e Zjarreve”, shkruan Jepi Zë.

E mbijetura e familjes Jashari, ka shkruar se kush guxon ta rrezikojë Lirinë, zjarri është përgjegja.

Postimi i plotë:

Do të ishte e rëndomtë…

edhe nata,
edhe zjarri,
do të ishin të rëndomta sonte…

edhe muaji Mars, do të ishte i rëndomtë…

edhe unë do të isha e zakonshme, thjeshtë një Besartë !

Çdo gjë do të ishte e rëndomtë, pa aktin unik të vetëflijimit për LIRI të familjes tonë.

Andaj,

ky muaj dhe kjo natë, janë të veçanta…
edhe ky zjarr është i veçantë, duke na ndriçuar neve të ardhmen,

e kush synon të na rrezikoj këtë LIRI, ky zjarr është përgjigjja !

Gëzuar Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës

E juaja,
Besarta Hamëz Jashari