Në Prishtinë ka vdekur një persona pasi ka rënë nga një lartësi prej 5-6 metra.
Policia e Kosovës njofton se këtë rast të vdekjes e ka cilësuar si rast të dyshimtë të vdekjes.
Viktima pasi kishte rënë nga kjo lartësi, ishte dërguar në QKUK pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është rrëzuar nga një lartësi 5-6 metra, i njëjti është dërguar në QKUK ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurort trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.