Zbulo të panjohurën

Bilanci i Covid-19 në Kosovë, për 10 muaj vdiqën mbi 1 mijë persona

Janë bërë dhjetë muaj që Kosova është duke u përballur me pandeminë COVID-19. Gjatë kësaj periudhe mbi 1 mijë pacientë kanë humbur betejën me koronavirusin.


Që nga 13 marsi 2020 kur u paraqit rasti i parë e deri më tani, numri total i rasteve pozitive është 53 mijë e 523 raste nga 195 mijë e 475 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Përveç numrit të lartë të rasteve, deri më sot në Kosovë janë shënuar edhe një numër i madh i rasteve të vdekjes nga ky virus, aktualisht kemi 1 mijë e 375 raste të vdekjeve.

Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 613 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 45 mijë e 613 raste,
Aktualisht numri i rasteve aktive është 6 mijë e 535.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.531 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 259 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjakovë 1 rast (52 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prishtinë 1 rast (82 vjeç), Rahovec 1 rast (67 vjeç), Suharekë 1 rast (78 vjeç), Vushtrri 1 rast (71 vjeç).”, ka njoftuar dje IKSHPK.

Kujtojmë se për parandalimin e përhapjes së coronavirusit, Qeveria e Kosovës që nga fillimi i pandemisë ka marrë një sërë masash.

Aktualisht në fuqi janë masat të cilat kufizojnë lëvizjen e qytetarëve dhe punën e lokaleve të gastronomisë, varësisht zonës që gjenden qytetet, sipas numrit të të infektuarve gjatë një jave