Zbulo të panjohurën

Blerta Deliu-Kodra flet sërish për “Grupin e Kumanovës”, hedh vrer mbi Vetëvendosjen


Javën që lamë pas, deputetja Blerta Deliu-Kodra dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u përplasen me tona të ashpra në Kuvend, shkruan Gazeta Infokus.
Ministrja Haxhiu e ka pyetur deputeten e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, lidhur me punësimin e motrës së saj në prokurim të Kuvendit.


“Nëse flas me gjuhën e Abelard Tahirit atëherë zonja Deliu duhet të të pyes a keni ndikuar në punësimin e motrës tuaj në prokurim të Kuvendit… ose me ua përmend që dhëndri juaj është arrestuar në OSHP”, pyeti Haxhiu.
Pas kësaj pyetje, ka reaguar deputetja Deliu Kodra duke thënë se këto janë shpifje.
“Si takohesh me një ministre të Drejtësisë së Gjermanisë kur në CV-në tënde shkruan se kunatin e keni të arrestuar për terrorizëm në Maqedoni”, tha Deliu-Kodra.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Gani Krasniqi ka marrë fjalën dhe ka thënë se deputetja Blerta Deliu-Kodra duhet të kërkojë falje për paraqitjen e saj javën që lamë pas, shkruan Gazeta Infokus.
“A mendoni se djemtë e Kumanovës janë terrorist. Dua të dëgjojë edhe mendimin e kolegëve deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës se a e ndajnë të njëjtin mëndim me kolegen të tyre dhe tonën zonjën Blertë”, ka thënë Krasniqi.
Deputetja Blerta Deliu-Kodra ka thënë se në asnjë moment nuk e ka cilësuar se djemtë e Kumanovës janë terrorist.
“Për asnjë moment Blerta Deliu Kodra nuk e ka cilësuar të dënuarit në Maqedoni si terrorist. Qëllimisht dhe me dashakeqësi më është shkëputur një fjali nga konteksti për të deformuar gjithë idenë e replikimit e keni keqinterpretuar si ju ka konvenuar për të nxitur dhe për të ngërthyer militantet e juaj. Përpos nxitjes dhe përdorimit te dhunës në gjithë historikun e juaj t‘bëni gjë, keni dështuar dëshpërimisht të qeverisni sepse as se keni aftësinë as se keni dijeninë dhe po mundoheni ta mbani pushtetin duke mbajtur militant e duke shpërfaqur dhune”, ka thënë gjatë seancën në Kuvend, Deliu-Kodra.
“E dini mirë se unë i përkas dy familjeve patriotike që kanë flijuar shumë familjes Kodra dhe Deliu pra të provoni me servila të detektoni familjen e tyre po ju them ju dhe qytetarëve të Kosovës se e keni mision te dështuar”, ka thënë ajo.
“Ky fjalim i imi koleg deputet është vetëm për të shprehur keqardhjen për keqinterpretimit të cilin dua ta korrektoj por jo për bindjet e mija pasi ato nuk kanë gabuar asnjëherë. Respekti i m për luftën, simpatia për drejtuesit e sa, nderi im për ushtarët dhe përulja që kam ndaj të rënëve nuk lejojnë në asnjë mënyrë të interpretohem ndryshe”, ka thënë Blerta Deliu-Kodra. /Gazeta Infokus/