Zbulo të panjohurën

Bora mbulon Brezovicën

Nga mbrëmë kanë filluar reshjet e borës në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Reshje bore ka pasur edhe në kryeqytet, derisa nga Brezovica janë publikuar edhe pamje pas reshjeve të borës.

“Prishtina Weather” ka parashikuar në fundjavë afrimin e një cikloni nga Atlantiku përgjatë Italisë, që sjell shtim të vranësirave, e më pas nga dita e hënë kalimi i një fronti të ftohtë sjell kushte për reshje shiu, e me ulje të temperaturave reshjet e shiut të përzien edhe me borë.

Indeksi i cilësisë së ajrit ditëve të ardhshme do të mbes në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, shkaku edhe i motit të qëndrueshëm.  Vende-vende mund të zbres në vlera mesatare gjatë ditës, e në mbrëmje të kaloj edhe në vlera jashtëzakonisht të dobëta.