Zbulo të panjohurën

Bora nis ta mbulojë Kosovën, ministri Abrashi njofton për gjendjen e rrugëve

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka bërë të ditur se të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve, përkundër reshjeve të vazhdueshme të borës, shkruan Gazeta Sinjali.

Abrashi përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës.

Përkundër rreshjeve të vazhdueshme të borës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim të automjeteve. Kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtje të rrugëve në kompetencë të MI-së, në vazhdimësi janë duke pastruar rrugët nga bora dhe duke parandaluar ngricat e mundshme, me hedhje të kripës“, ka shkruar Abrashi.

Tutje, Abrashi ju ka bërë thirrje vozitësve që të kenë kujdes gjatë ngasjes së makinave.

Lusim vozitësit që t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së makinave, me qëllim të parandalimit të aksidenteve të mundshme në trafikun rrugor”, ka thënë Abrashi./Gazeta Sinjali/