Zbulo të panjohurën

Bulliqi ndërtoi shtëpinë në pronë të Komunës dhe e ngjyrosi me fasadë të shkollës

Kandidati i LDK-së Nexhmi Rudari ka akuzuar kundërkandidatin nga VV për uzurpim të pronës publike.

Në debatin që po zhvillohet në Pressing Rudari ka publikuar dokumente të cilat ai pretendon se dëshmojnë se Bulliqi është uzurpator.

“Shpejtim Bulliqi ka uzurpuar 985 metra katror ku e ka ndërtuar shtëpinë në pronë publike. Pa qenë fare kryetar ia ka lejuar vetës të jetë uzurpator, po me u bë kryetar komune?”, pyeti Rudari.

“Është tokë familjare. Nuk e kam bërë unë por babagjysh e katragjysh janë aty”, u shfajësua Bulliqi.

“Jo bre se shtëpia është ndërtuar më 2005”, ia ktheu Rudari.

Rudari po ashtu tha se Bulliqi e ka ngjyrosur shtëpinë e tij me fasadë të njëjtë sikur shkollën e fshatit që ai e kishte ndërtuar sa ka qenë drejtor i Arsimit në Podujevë