Zbulo të panjohurën

Burj Khalifa vishet kuq e zi për 28 Nëntor

Një tjetër urim i veçantë i ka ardhur Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë 108-vjetor të Pavarësisë.


Ndërtesa më e lartë në botë Burj Khalifa është veshur kuqezi për nder të Ditës së Flamurit, shkruan Reporteri.net.

Këtë e ka bërë të ditur edhe ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara, Avni Arifi.

Siç shihet në videon dhe fotot e mëposhtme, flamuri kuqezi ka dominuar Dubain për disa minuta.

Burj Khalifa është struktura më e lartë në votë. Ajo filloi të ndërtohej në vitin 2004. Lartësia e Burj Khalifa është 828m që përbënë një sfidë në vete për inxhinierinë.