Zbulo të panjohurën

Caktohet fushata zgjedhore, fillon më 3 dhe përfundon më 12 shku

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën janë dhënë detaje për fillimin e procesit për mbajtjen e zgjedhjeve më 14 shkurt të këtij viti, shkruan Gazeta Express.

Këshilli për Operacione Zgjedhore janë dhënë më shumë detaje për sa i përket certifikimit të partive politike për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Ata njoftuan se fushata zgjedhore do të fillojë nga data 3 shkurt.

“Sekretariati ka bërë punën më të mirë të mundshme që me i gjet aktivitete e mundshme. Faza e certifikimit të partive politike fillon nesër dhe përfundon me 21 janar. Prej të cilave llogaritet edhe periudha e shqyrtimit të kandidatëve  me Këshillin Gjyqësor, AKI’në, MPB’në, MPJ’në dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Poashtu tërheqja e shortit për vendvotimet ka me qenë me një shkurt. Aprovimi i fletëvotimit me 2 shkurt. Fushata fillon prej datës 3 shkurt deri më 12 shkurt”, ka thënë ai