Zbulo të panjohurën

Caktohet seanca ndaj Gani Gecit për vrasjen në Skenderaj

Seanca gjyqësore ndaj anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, si i akuzuar për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit më 4 gusht të vitit 2014, është caktuar për muajin mars.

Gjykata Themelore në Mitrovicë, ka caktuar që seanca ndaj Gecit të mbahet me 30 mars.

Gani Geci akuzohet për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit më 4 gusht të vitit 2014 në kafiterinë “N’Qosh”, në Skenderaj.

Ndërsa me 3 qershor të vitit 2016 nga gjykata e shkallës së parë, Geci për këtë vrasje ishte dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg.

Kurse në shtator të vitit 2017 kjo lëndë ishte kthyer në rigjykim, ndërsa është pranuar në Gjykatën e Mitrovicës tash e disa vite.

Kjo lëndë i është caktuar për gjykim gjyqtarit Radoslav Markoviq, por nuk është mbajtur ende asnjë seancë e gjykimit që nga viti 2018, kur edhe është pranuar në Gjykatën e Mitrovicës.

KALLXO.com ka raportuar për rastin e Gani Gecit.