Zbulo të panjohurën

Certifikohen listat e PDK-së dhe LDK-së

KQZ ka certifikuar listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe.

Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmerin e Kosovës si dhe Nisma Socialdemokrate nuk kanë arritur të certifikohen nga KQZ.

Kujtojmë se KQZ sot ka votuar për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për deputetë. Në mbledhje nuk u certifikuan listat e subjekteve që nuk i kanë zëvendësuar kandidatët për deputetë që sipas KGjK-së kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.

Kujtojmë se për këto vendime, subjektet kanë të drejtë ankese në PZAP brenda 24 orëve.