Zbulo të panjohurën

Çfarë përmban dosja e tenderit për të cilin Albulena Haxhiu po kërkon shkarkimin e Nehat Thaçit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu sot ka iniciuar procedurat e shkarkimit të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës (ShKK), Nehat Thaçi. Kjo për shkak se nga kjo ministri është konstatuar se Thaçi ka shkelur ligjin duke dhënë në shfrytëzim një pronë të ministrisë për një kompani private. Çfarë përmban tenderi për parcelën e MD-së në Vushtrri?

Për këtë çështje ministrja Haxhiu tha se kanë bërë edhe hetime edhe brenda ministrisë. Ajo deklaroi se kanë pranuar raportin e Auditorit të Brendshëm e ku sipas saj konstatohen këto shkelje nga Thaçi.

E pikërisht ndaj Thaçit, MD-ja sot gjatë ditës ka paraqitur kërkesë edhe tek Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinë që të shqyrtojnë veprimet e drejtorit Thaçi , shkruan Gazeta Express.

 “Para disa ditëve ne kemi pranuar në kabinet disa informacione për shkelje brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës. Ne jemi informuar se në kuadër të ShKK-së janë lidhur kontrata të dëmshme dhe janë bërë transfere të paligjshme. Pas këtyre informatave ne kemi kërkuar nga Auditori i Brendshëm në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë që të bëjë një verifikim në lidhje me dyshimet për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Kontratat për të cilat kemi kërkuar raport-auditimi janë: dhënia në shfrytëzim e pronës së MD-së në Vushtrri, pra bëhet fjalë për dhënien në shfrytëzim të pronës publike të MD-së, një kompanie pa i plotësuar kriteret ligjore. Kjo kontratë është nënshkruar nga ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi dhe drejtori aktual i ShKK-së. Bëhet fjalë për mbi dy hektarë tokë që kanë qenë pronë e MD-së. Dje e kemi pranuar raportin e auditorit të brendshëm dhe në bazë të tij sot do të procedojmë kërkesën për ndërmarrjen e masave diciplinore ndaj drejtorit Nehat Thaçi. Kjo kërkesë do t’i drejtohet Këshillit Shtetëror për Vlerësimin dhe Diciplinë në kuadër të MPB-së”, ka thënë ajo në një konferencë për media.

Por çfarë përmban dosja për parcelën e MD-së në Vushtrri?

Dosja e tenderit ka të bëjë me dhënien me qira përmes ofertimit publik të parcelës pronë e MD-së me sipërfaqe 2 hektarë 12 ari e 17m2, me autoritet kontraktues Shërbimin Korrektues