Zbulo të panjohurën

Çfarë po ndodh me Tean dhe Beartin? Dalin fotografi duke u puthur

Tea është vënë së fundmi në shënjestër të ish-konkurentes së ‘Përputhen’, Shqipe Hysenajt, e cila e akuzon se ajo dhe Bearti janë në një lidhje jashtë programit.

Fillimisht Shqipja postoi një foto ku Tea shfaqej e veshur me një bluzë me dizajn ushtarak dhe shkroi: Tea shkove ti në Kosovë e more bluzën apo erdhën ta sollën? Dhe ti e di mirë për çfarë dhe kë bëhet fjalë”.

Por, aktualisht nëpër media janë duke qarkualluar disa fotografi ku shihen Tea dhe Bearti, ish-konkurrent i ‘Përputhen’ në një vend malor me borë duke u puthur.

E gjithë kjo po komentohet shumë nëpër media, pasi Tea është ‘Përputhur’ më Andin, dhe kanë dalë nga emisioni si çift.

Ndërsa, Tea rreth gjysmë orë më parë postoi një fotografi në Instastory ku shihet me pallton e njëjtë dhe në një vend malor me borë.

Se a janë bashkë për momentin ende nuk dihet, përderisa asnjëri prej tyre nuk ka konfirmuar asgjë.