Zbulo të panjohurën

Cima qëndroi 13 ditë në mjekim intensiv, vdiq sot pas orës 11

Humoristi i njohur Rasim Thaçi-Cima ka vdekur sot pas infektimit me koronavirus, shkruan Gazeta Express.

Lajmin për Express e kanë konfirmuar edhe nga Mjekimi Intensiv, aty ku ishte duke u trajtuar ai.

Drejtori i mjekimit intensiv, Nehat Baftiu, ka thënë për Express, se ai ishte duke u trajtuar për 13 ditë aty dhe se gjendja e tij shëndetësore ishte shumë e rëndë.

Së fundmi sipas Baftiu, Cima ishte i intubuar.

“Po sot rreth orës 11:40 ka ndërruar jetë humoristi Cima në Mjekimin Intensiv. Ai ishte i intubuar dhe gjendja e tij ishte mjaft e rëndë. Në mjekimin intensiv ai ka qëndruar për 13 ditë. Gjendja e tij ishte mjaft e përkeqësuar”, ka konfirmuar  ai për Express