Zbulo të panjohurën

Çka morën EULEX’i nga shtëpia e Jakup Krasniqit? Flasin familjarët

Nipi i Jakup Krasniqit, Arian Krasniqi, i cili për më shumë se 10 orë ka qëndruar afër shtëpisë së xhaxhait të tij në lagjen Velania në Prishtinë, ka deklaruar se sot familja e tyre ka përjetuar një terror nga bastisja që i është bërë nga ana e Gjykatës Speciale.

“Gjendja emocionale e familjarëve është e rëndë. Ata më të vjetrit që i kanë përjetuar edhe bastisjet e viteve të 80-ta, padyshim qe i ka sjellë kujtime kjo bastisje e sotme”

 

“Shtoja këtu faktin që gjithë ajo forcë e përdorur aty – krejt jo proporcionale në shtëpinë e bacit Jakup, ka sjellë terror te familjarët e tij. Para orës gjashtë të mëngjesit ata kanë shkuar te shtëpia e tij, kanë hyrë forcat brenda dhe deri në ora katër pasdite kanë qëndruar aty dhe e kanë bastisur shtëpinë e bacit Jakup”.

“Në Prishtinë janë marr dy llap topa, disa shkrime të bacit Jakup që kanë qenë kryesisht të shkruara për luftën dhe që kanë qenë publike. Dihet qëndrimi i tij tash e sa vite për vendin dhe luftën e UÇK-së. Pra, janë dokumente që kryesisht kanë të bëjnë me luftën e UÇK-së, por që kanë qenë publike”, tha ai në Klan.

“Nuk kemi kontakt më me bacin Jakup. Kontaktin me të e ka mbajtur vetëm djali i tij Altini. Nuk e dimë nëse ka fluturuar ende për në Hagë, por veç na është thënë se do të fluturojë sot ose nesër”, deklaroi ai.