Zbulo të panjohurën

“Çohu Adem”, nuk është këngë e Shkurte Fejzës, ky është këngëtari që e këndoi për herë të parë (Video)

Të gjithë mendojnë se kënga për komandantin Legjendar, Adem Jashari, me titull “Çohu Adem” është këngë që për herë të parë e ka kënduar Shkurte Fejza.

Por në fakt Shkurte Fejza vetëm e ka përpunuar këtë këngë pasi të njëjtën për herë të parë e ka interpretuar këngëtari nga Drenica Qazim Beka.

Shkurte Fejza ka marrë leje nga Beka për ta kënduar këtë këngë me marrëveshjen që e njëjta të këndohet vetëm në versionin audio. Mirëpo sic merr vesh Magazina.al Shkurte Fejza e ka shkelur marrëveshjen duke e interpretuar këtë këngë edhe nëpër studio televizive dhe një formë duke e përvetësuar këtë këngë si të ishte kompozuar për të.

Së fundi, Qazim Beka e ka rikthyer edhe një herë këtë këngë vargjet e së cilës i ka shkruar  Naim Gjoshi.