Zbulo të panjohurën

COVID-19: Këto pesë komuna dalin nga zona e kuqe

Me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë pesë komuna kanë kaluar nga zona e kuqe në zonë e verdhë: Peja, Vushtrria, Ferizaj, Vitia dhe Shtime.

Ndërsa nga zona e verdhë në zonën e gjelbër kanë kaluar shtatë komuna: Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Parteshi, Rahaveci, Prizreni dhe Ranilluga.

Aktualisht, në zonën e kuqe janë: Prishtina, Zveçani, Zubin Potok, Fushë Kosova, Graçanica, Obiliqi, Mitrovica e jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviq, Lipjan, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Gjakova, Podujeva, Gjilani.

Kujtojmë, që brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 3 raste (83, 59, 54 vjeç), Pejë 2 raste (77, 72 vjeç), Prizren 2 rast (89, 81 vjeç), Viti 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (76 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç), Drenas 1 rast (88 vjeç), Gjakovë 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (69 vjeç).

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 696 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 32.498 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.922.

Numri total i rasteve pozitive është 45.594 raste nga 160.352 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.174 raste të vdekjes.