Zbulo të panjohurën

Dalin pamjet: Xhafer Tahiri duke e tërhequr me forcë një studente, ajo e akuzon se tentoi ta fusë me zor në provim

Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që është edhe profesor në Fakultetin Juridik, ka pasë një mosmarrëveshje me një studente para se të hyjë në një provim.

Në videon që ka publikuar Klan Kosova shihet që Tahiri e ka kapur për krahu studentën, derisa kjo e fundit ka kërkuar që ta lëshojë.

Studentja ka thënë për Klan K ka thënë se nuk ka dashur të hyjë në provim, por se Tahiri ka provuar që me zor ta bëjë të kundërtën.

Gazeat Express ka provuar të kontaktojë Tahirin, por ai nuk është përgjigjur rreth këtij rasti.

Tahiri është kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri, ndërsa në Fakultetin Juridik është profesor i Historisë, Institucioneve Shtetërore dhe Juridike.