Daut Haradinaj e prezantoi si aderim, Shqiprim Kodra e demanton: Pirja e kafes nuk do të thotë anëtarësim në AAK
Ai e ka demantuar deputetin e AAK-së dhee ka thënë se pirja e një kafeje nuk është anëtarësim në partinë e Ramush Haradinaj.
Shqiprim Kodra ka shkruar se “Ne, në asnjë moment nuk jemi anëtarësuar ne AAK-në dhe vazhdojmë të jemi po ata që kemi qenë që nga lindja jonë e deri tani si familje atdhetare, po pa ndryshuar as edhe njëherë qëndrimet tona.”
Postimi i plotë i z. Kodra që demanton z. Haradinaj:
I nderuar Z. Haradinaj mik i familjes sonë dhe të nderuar miq e dashamirë.
Ju njoftoj se pirja e një kafeje me Gjeneralin Z.Haradinaj nuk nënkupton përkrahjen e AAK-së nga familja Kodra.
Më lejoni të ju njoftoj se Ne, në asnjë moment nuk jemi anëtarësuar ne AAK-në dhe vazhdojmë të jemi po ata që kemi qenë që nga lindja jonë e deri tani si familje atdhetare, po pa ndryshuar as edhe njëherë qëndrimet tona.
Me respekt,
Shqiprim Fadil Kodra.