Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se ish presidenti Thaçi ka qenë fatalisht gabim kur kishte deklaruar se kushdo që ka votuar kundër Gjykatës Speciale me apo pa vetëdije i ka bërë dëm të madh Kosovës.

Haradinaj tregoi se pak ditë para se ish presidenti Thaçi të nisej për në Hagë, ai e kishte takuar dhe i kishte thënë “zotri president më vjen keq, siç duket ti ke me marrë rrugë”.

“Edhe vetë Thaçi me atë shprehjen e famshmë që kushdo që e ka votu kundër Gjykatës me apo pa vetëdije i ka bërë dëm të madh Kosovës.Unë vetë kam pasur kontakt me të dhe i kam thënë je fatalisht gabim por do ta deshmojmë me kohë”, tha Haradinaj në Kanal 10.

“Pak ditë para se me udhëtu ai, e kam taku blic, kemi pi kafe shpejt e shpejt dhe i kam thënë zotri president më vjen keq, sië duket ti ke me marrë rrugë, por do ta kesh përkrahjen e parezervë timen të familjes, politike çkado që mundemi me kontribu që emri yt me u pastru dhe me u kthy në Kosovë, në punë e në familje”, shtoi Haradinaj