Zbulo të panjohurën

Deçan: Një person gjendet i vdekur në rrugë

Një person është gjetur i vdekur në rrugë në fshatin Strellc i Epërm në komunë e Deçanit.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se tashmë të ndjerin e kanë gjetur të shtrirë në rrugë disa kalimtarë, njofton Klan Kosova.

“Fsh. Strellc i Epërm, Deçan 09.02.2021 – 21:58. Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur në rrugë i shtrirë dhe nga disa kalimtar ishte dërguar në spitalin e Pejës. Njësiti policor ka shkuar në spital dhe ka kuptuar se viktima kishte ndërruar jetë. Me konsultim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.