Në orët e mbrëmjes së datës 12 shkurt 2021, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar dhe intervistuar një person të dyshuar për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, veprimet hetimore janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit, mbi dyshimet e bazuara se i dyshuari në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar-shpallur se shet votën e tije sipas marrëveshjes.

Si rezultat i veprimeve hetimore, është lokalizuar dhe identifikuar personi i dyshuar K. G., 20 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili është shoqëruar për intervistë.

Ndërsa pas intervistës me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin neni 212