Zbulo të panjohurën

Del lista – kaq vota mori bashkëshortja e Rexhep Selimit në vendlindjen e saj

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, që njëherëshit është edhe bashkëshortja e ish-kryetarit të grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi, në Komunën e Gjilanit nga e cila edhe vjen, ka arritur të marr 2,878 vota.

Bazuar në formularët e publikuar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Komunën e Gjilanit ku janë gjithsej 118 qendra të votimit, 10-shi i Listës së VV-së ka arritur ta grumbulloj këtë numër të votave, shkruan Gazeta Insajderi.

Gjilani, në zgjedhjet e së dielës e nxori Lëvizjen Vetëvendosje paritë të parë, me 28.568 vota ose 63,24 përqind të votave.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.

E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind.

Shqipe Mehmeti Selimi, studimet e nivelit bazike dhe ato Master i ka të përfunduara në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë, flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe gjermane.

Është anëtare e Lëvizjes VETËVENDOSJE! që nga vitit 2010. Ajo ka zhvilluar aktivitetin e saj politik përbrenda Lëvizjes në kuadër të pikës së Bregut të Diellit në Prishtinë. Prej vitesh është anëtare e Komitetit për Mbrojtje dhe Siguri në kuadër të Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Ishte pjestare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  gjatë vitit 1998 ishte e vendosur në Zonën Operative të Drenicës, ndërkaq, gjatë vitit 1999 ajo luftoi në Zonën Operative të Karadakut. Më vonë ajo shërbeu si pjesëtare e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në Zonën e VI Mbrojtëse gjatë viteve 2000-2009, ku mbante pozitën e Oficerës në Qendrën Operative të Zonës së VI. Në Akademinë e Mbrojtjes të Kosovës në Komandën e Trajnimit dhe Doktrinës, ajo shërbeu si Oficere në Qendrën Simulative. Gjatë shërbimit në TMK, Shqipja mbante gradën ushtarake Kapiten.