Zbulo të panjohurën

Deputetja e PDK-së: E dhimbshme t‘i shohësh minatorët të ngujuar në minierë

Deputetja e PDK-së, Valdete Idrizi, ka reaguar pasi 80 minatorë janë ngujuar në minierën e Trepçës si shenjë proteste për mospranimin e pagave në muajin tetor.

Ajo përmes një postimi në Facebook i ka ftuar institucionet të veprojnë shpejtë dhe të ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për ta.

“Shumë e dhimbshme t‘i shohësh minatorët të detyruar të protestojnë e të fillojnë grevën për pagat e tyre, të drejtën e tyre, që i fitojnë me mund e djersë, në kuptim të plotë të fjalës! Mos e harroni fuqinë e tyre! Për përmirësim të kushteve të punës, të masave anti covid për ta as që bëhet fjalë, ani pse e kanë obligim”, ka shkruar ajo.