Zbulo të panjohurën

Dërgohet për obduksion trupi i pajetë i personit që u vra në Prishtinë

Trupi i pajetë i viktimës që u vra sot në lagjen ‘Dardania’ të Prishtinës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Para pak minutave ekipet e Institutit Mjekësor Ligjor e kanë dërguar trupin për obduksion, transmeton lajmi.net.

Ndryshe personi në fjalë u qëllua me armë zjarri derisa ishte në veturë.

Dyshohet që viktima të jetë qëlluar për vdekje nga një shtetas i huaj, shtëpia e të cilit është bastisur nga Policia e Kosovër, por që i njëjti nuk është hasur aty.