Zbulo të panjohurën

Derisa ishte e vetme në shtëpi, një burrë hyri dhe e përdhunoi 17 vjeçaren nga Suhareka

Një vajzë e re nga Suhareka ka raportuar se është përdhunuar seksualisht nga një burrë.


17 vjeçarja ka raportuar në polici se derisa ishte e vetme në shtëpinë e saj, një burrë ka hyrë në shtëpi dhe e ka përdhunuar seksualisht.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Prizrenit.

Viktima rastin e ka paraqitur në polici rreth orës 06:00 të ditës së djeshme

“Me datë 02.02.2021 rreth orës 06:00 në S.P. Suharekë eshte paraqitur viktima me prindin e saj dhe deklarojnë se perderisa e mitura ishte e vetme në shtëpi dyshohet se është dhunuar seksualisht nga një person i dyshuar. Për rastin është informuar prokurori i krimeve të rënda si dhe është njoftuar njësia e hetimeve e rajonale dhe janë duke proceduar me rastin. Me urdhër të prokurorit i dyshimti është ndalur në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima është derguar në IML për ekzaminim mjekësor”.