Zbulo të panjohurën

Dëshmitarët rrëfejnë për shpërthimin në Ferizaj: Ishte i fuqishëm ka dëmtuar 10 kate të ndërtesës (Video)

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Ferizaj rreth orës 14:00.

Deri tani janë konfirmuar se nga shpërthimi që dyshohet se është shkaktuar nga një bombolë e gazit, janë lënduar 42 persona, prej të cilëve 14 po trajtohen në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare, 4 prej tyre në trajtim intensiv nga plagët e marra.

Dëshmitarët e rastit kanë rrëfyer momentin pas shpërthimit, ku njëri prej tyre thotë se kishte menduar se ishte tërmet.

Një tjetër dëshmitar rrefen se shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa ka dëmtuar dritaret e 10 kateve të ndërtesës ku ndodhej restauranti, ndërsa kërkoi përgjegjësi nga kompentetët të cilët kanë lejuar të perdoren bombolat e gazit në restaurantin i cili ishte poshtë ndërtesës kolektive./Magazina.al/