Zbulo të panjohurën

Detaje të reja për aksidentin tragjik, zbulohet koha për të cilën autobusi kaloi nëpër Bullgari

Janë zbardhur detaje të reja për autobusin që u aksidentua dhe u përfshi nga zjarri në Bullgari, ku si pasojë vdiqën 45 persona dhe u lënduan shtatë të tjerë, raporton Express.

Sipas Drejtorit Ekzekutiv të Administratës së Automjeteve, Bojko Ranovski, autobusi kishte hyrë në Bullgari në orën 21:15 dhe koha prej 5 orësh për kalimin e rreth 320 kilometrave rrugë është normale për lëvizje.

Ranovski tha se po kontrollohet nëse shoferët i kanë ndërruar vendet për pushimin e fundit, që ka qenë rreth 30 kilometra para vendit të përplasjes.

Sipas tij, shkaqet më të mundshme të aksidentit mund të jenë shpërqëndrimi momental dhe mosfunksionimi teknik.

“Autobusi ka hyrë në Bullgari në orën 21.15 dhe koha – 5 orë për kalimin e rreth 320 km, është normale për lëvizje. Këtë e ka sqaruar për BNT, Bojko Ranovski, drejtor ekzekutiv i Administratës së Automjeteve. Ai shtoi se sigurisht që kanë qenë dy shoferë, po kontrollohet nëse kanë ndërruar vendet për pushimin e fundit – rreth 30 km para vendit të përplasjes, që është supozimi më logjik. Prandaj, sipas tij, shkaqet më të mundshme të aksidentit mund të jenë shpërqendrimi momental ose mosfunksionimi teknik”, shkruan Dnevnik.

Ranovski deklaroi se viktimat vdiqën si pasojë e zjarrit, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të vërtetohet nëse ai ka ndodhur para apo pas goditjes në parmakë mbrojtëse.

Tri versionet se si mund të ketë ardhur deri te aksidenti tragjik

Ende nuk dihet se si erdhi deri te aksidenti tragjik në Bullgari, ku mbetën të vdekur së paku 45 persona e u lënduan shtatë të tjerë. Por, mediat bullgare raportojnë për tri versione se si mund të ketë ndodhur ky aksident.

Sipas ekspertëve me të cilët ka biseduar Dnevnik, tri versionet se si mund të ketë ndodhur ky rast tragjik janë: mosfunksionimi teknik, gabimi njerëz ose infrastruktura e dobët.

“Mosfunksionim teknik, gabim njerëzor ose infrastrukturë e dobët. Këto janë tri versionet për të cilat, sipas ekspertëve me të cilët po bisedon Dnevnik, mund të punohet në hetimin e aksidentit të rëndë në autostradën e Strumës , ku një autobus maqedonas mori flakë dhe 45 persona humbën jetën”, shkruan ky medium.