Zbulo të panjohurën

Detaje të reja: Rrëmbimi i personit te “Rruga C” u bë me një veturë Passat

Një person është rrëmbyer sonte te “Rruga C” në Prishtinë, në ora 20:50.

Gazeta Online “Reporteri.net” mëson se personi me inicialet V.V. është rrëmbyer nga dy persona të dyshuar me inicialet B.K dhe Z.K. nga fshati Savrovë e Suharekës.

Të dyshuarit e kanë rrëmbyer personin në fjalë me veturë Passat 3C ngjyrë e zezë, dhe deri më tani nuk dihen arsyet pse ka ndodhur rrëmbimi.

Njësitë e Policisë së Kosovës janë njoftuar për rastin dhe tani janë vënë në lëvizje.

Reporteri.net ka tentuar të marrë edhe një përgjigje nga Policia e Kosovës për këtë rast, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kanë kthyer përgjigje.

Reporteri.net do t’iu mbajë të informuar lidhur me këtë rast.