Zbulo të panjohurën

Detaje tjera: I riatdhesuari nga Siria i armatosur kërcënoi policinë për dy orë, në fund arrestohet

Por rreth orës 20:00 ekipet e policisë së Kosovës pranojnë një thirrje telefonike nga nëna dhe vëllai i tashmë të arrestuarit se ai po i kanoste.

Ekipet e policisë me të arritur në vendin e ngjarjes hasën në personin e dyshuar K.M të armatosur në hyrje të ndërtesës.

Ai për rreth dy orë në kërcënimin e armës kishte kanosur edhe zyrtarët policor.

Këta të fundit pas dy orë të negociatave arritën që ta arrestojnë 32-vjeçarin.

E siç mëson IndeksOnline, personi i arrestuar sonte para pak kohëve ishte riatdhesuar nga një kamp në Stamboll.

Për arrestimin e këtij personi kanë konfirmuar  edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësja Flora Ahmeti ka dhë detaje për rastin.

“Sot rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën për një rast të dhunës në familje në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.  Menjëherë në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, të cilat fillimisht kanë bërë sigurinë e plotë të  familjarëve, pasi që personi i dyshuar (i  armatosur ) kishe sjellje agresive.”, thuhet në përgjigjen e Ahmetit për IndeksOnline.

Tutje ajo ka shpjeguar të gjithë rastin.

“I dyshuari, K.M. mashkull,  32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, ka tentuar që duke kërcënuar me armë zyrtarët policor t’i shmanget arrestimit.  Mirëpo, Njësiti i Reagimit të Shpejtë,  pas negociimit të gjatë profesional (rreth një orë) me personin e dyshuar,  ka arrit  të arrestoj të dyshuarin dhe të sekuestroj një armë zjarri”.

E në vendin e ngjarjes  po vazhdon kontrolli dhe ekzaminimet e nevojshme policore, ndërkohë që në   koordinim të ngushë me prokurorin e shtetit do të ndërmerren veprimet e mëtejme.