Zbulo të panjohurën

Dhuna në stacionin e policisë, IPK’ja arreston edhe një koleg të Haris Kelmendit

Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar dhe suspenduar një tjetër zyrtar policor për veprën “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, raporton Express.

IPK’ja ka bërë me dije se hetimi kishte filluar kur përmes rrugëve operative hetuesit kanë siguruar një informacion (vide-incizim) në bazë të të cilit dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Prishtinë.

Ky është zyrtari i dytë policor i arrestuar lidhur me rastin e njëjtë pasi që IPK-ja kishte arrestuar zyrtarin policor, Harris Kelmendi, më 28 janar.

“Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, edhe zyrtari policor Haris Kelmendi është arrestuar më 28 janar nën dyshimin për veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”

Komunikata e plotë:

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar  sot një zyrtar policor (punonjës në Drejtorinë Rajonale në Prishtinë).

Arrestimi i tij është bërë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. I njëjti ishte suspenduar ditë më herët me rekomandim të IPK-së.

Hetimi kishte filluar nga IPK kur përmes rrugëve operative hetuesit kanë siguruar një informacion (vide-incizim)  në bazë të të cilit dyshohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga një zyrtar policor në Prishtinë.

Ky është zyrtari i dytë policor i arrestuar lidhur me rastin e njëjtë pasi që

IPK-ja kishte arrestuar edhe një zyrtar policor të dyshuar më 28.01.2021.

Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.