Zbulo të panjohurën

Dita e parë e KFOR-it në Kosovë para 22 viteve, qytetarët i puthin këmbët ushtarëve nga gëzimi

Sot janë bërë 22 vite nga hyrja e forcave të KFOR-it në Kosovë.

KFOR-i erdhi në Kosovë në qershor të vitit 1999, në kuadër të 78-ditëve të fushatës ajrore të ndërmarrë nga Aleanca në mars të 1999 për të ndaluar katastrofën humanitare që po ndodhte në atë kohë në Kosovë.

Ardhja e tyre u prit me gëzim nga shqiptarët e Kosovës, të cilët për vite më radhë ishin cak i spastrimit etnik, shkruan Magazina.al.

Nga pamjet që kanë dalë prej atyre ditëve, shihen se si qytetarët e pritën KFOR-in në Prishtinë, ndërsa kishte prej atyre që u puthnin këmbët nga gëzimi ushtarëve që sollën çlirimin në Kosovë.

VIDEO

https://video.gjirafa.com/dita-e-pare-e-kforit-ne-kosove-qytetaret-i-puthnin-kembet-nga-gezimi-4