Zbulo të panjohurën

Djali i heroit Osman Geci, konfirmon mbështetjen për Fadil Nuren e PDK-së

Besim Geci, djali i dytë i heroit të Kosovës, Osman Gecit i cili ra heroikisht me Ademin Hamzën dhe Familjen Jashari ka konfirmuar se familja e heroit nga Llausha është me PDK-në.

Djali i heroit, që është daja i Komandantin Legjendar Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, ka ofruar edhe një herë mbështetjen që ka për PDK-në dhe kandidatin e saj, Fadil Nuren.

Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku ka postuar një fotografi per te treguar edhe një herë se Besimi, sic ka thënë ai,  gjithmonë ka qenë mbështetës i madh dhe i palëkundur i Partisë Demokratike të Kosovës.


Ky është psotimi i Lushtakut:

Në vazhdën e takimeve me mbështetës besnik të Partisë Demokratike të Kosovës, pata kënaqësinë që sot ta takoj Besimin, të birin e Heroit Kombëtar Osman Gecit, dajës së Adem dhe Hamëz Jasharit.

Besimi gjithmonë ka qenë mbështetës i madh dhe i palëkundur i Partisë Demokratike të Kosovës.

Edhe në këto zgjedhje lokale të 17 tetorit, Besimi do t’i qëndroj besnik Partisë Demokratike të Kosovës më nr. #177 dhe kandidatit për kryetar z. Fadil Nura.

E falënderoj nga zemra për mbështetjen e tij, veçanërisht në këto zgjedhje shumë të rëndësishme!