Zbulo të panjohurën

Djali i te vrarit ne Prizren, akuzon institucionet per krimin ne familje

Agan Halili, djali i personit qe u vra sot ne Prizren ka akuzuar shtetin per tragjedine ne familljen e tij. Pas ngjarjes se rende ku djali dyshohet se vrau babain me thike, Halili ka bere nje postim ku ka akuzuar institucionet si pergjegjese per kete krim, shkruan Magazina.al
Ai ka treguar se vellau i tij, tash i arrestuar ka pasur probleme mendore por institucionet nuk e kane marre seriozisht gjendjen e tij.

Ky eshte postimi i Agan Halilit:

Te dashur te aferm, shoqeri, e qytetare te Kosoves. Ndjej detyrim moral te hedh drite e te ju sqaroj drejtesisht mbi nodhine qe preku familjen tone. Familjes sime, babait tim te ndjere, nje njeri qe e njihte nje Prizren i tere me rrethine per zemergjeresine, urtesine e tij, padrejtesisht po i hidhet faji per „pakujdesi“ e „cthurje“ ne familje.
Fillimisht nuk ka qene zenke ne familje, e te ju vije turp atyre qe e nxorren lajmin te tille.
Ai qe kreu krimin, vellau im, eshte i semure psiqik, ka crregullime personaliteti, skizofreni dhe depresion. Ne ka 10 vite qe e vuajme kete crregullim te tijin. Vellau ka qene ne trajtim disa here ne Prishtine, eshte mjekuar e me pas eshte liruar pa protokoll te qarte nga spitali, pa udhezues te qarte se si duhet te shkoje trajtimi ne vijim. Vellau ka qene i dhunshmem edhe jemi detyruar disa here te conim serish ne Psikiatri ne Prishtine, e shume here te tjera kemi kerkuar ndihmen e policise. Ne e kishim vellaun tone, ne rruge nuk e linim dot, por edhe zgjidhje per kte gjendje jashtezakonisht te veshtire nuk morrem kurre nga shteti.
I ndjeri babi im, e ka vuajtur edhe me shume sepse ai eshte perfshire edhe me shume ne semundjen e vellaut, e ka cuar ai vet ne spital e polici, i ka dhene ai ilacet me force, e ka nxjerr ai me shpesh se te gjithe per kafe qe t‘a kthente ne normalitet.
Duke pare gjendjen e renduar te vellaut ne kemi lajmeruar policine e Prizrenit para 3 ditesh para se te ndodhte ky krim, ata kane ardhur e kane cortuar me fjale si mund te cortosh nje 2 vjecar edhe kane ikur.
Pergjegjesia per kte perfundim tragjik i takon vetem institucioneve te Kosoves qe jane pergjegjese per te tilla probleme.