Deputeti i LDK-së, njëherit, kreu i Komisionit për Legjislacion, Shkëmb Manaj, është përplasur në mbledhjen e sotme me deputeten e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupin.

Si shkak është bërë një letër e dërguar në këtë komision ku është bashkangjitur edhe një shkresë nga ish-presidenti i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, për të cilën letër deputetët e kanë akuzuar Manajn se e ka mbajtur të fshehtë.

Deputetja e AAK-së e ka akuzuar Manajn se e ka shkelur kodin penal.

“Pse e ke mshefë shkresën ku thuhet se ka pretendime serioze se janë bërë krime ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës? Pse e ke mshefë shkresën. Kush të ka thanë me mbajtë fshehtë:? Unë nuk jam frikacake si ti, mos me guxu me pru shkresën. Ke bërë shkelje ligjore, e ke shkelë kodin penal”, ka thënë ajo, shkruan Reporteri.net

kreu i komisionit Shkëmb Manaj reagoi duke i thënë se a di me lexu dhe se fare nuk e ka lexuar shkresën.

“Njihemi na mirë, goxha gjatë”, tha ai.

 

Kadaj tha se po është e vërtetë se njihen moti pasi janë vendas.