Zbulo të panjohurën

Dosja e çështjes kundër Gucatit dhe Haradinajt kalon te trupi gjykues më 30 qershor

Gjykatës i Procedurës Paraprake, Nicollas Guillou, ka vendosur që 30 qershori të jetë si datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt te trupi gjykues.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara, raporton Gazeta Express.

“Më 8 mars 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake Giju, caktoi 30 qershorin 2021 si datë paraprake për kalimin e dosjes së çështjes Gucati & Haradinaj tek trupi gykues. Pjesa tjetër e kalendarit të konsoliduar deri në përfundimin e procedurës paraprake në këtë çështje gjendet këtu“, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Kujtojmë se Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen se penguan punën dhe hetimet e Zyrës së Prokurorit të Specializuara. /Express/