Zbulo të panjohurën

Drenori gjobitet me 2.600 euro për shpifje ndaj Lladrovcit dhe detyrohet ta largojë postimin nga Facebook-u

Gjykata Themelore në Prishtinë- dega në Gllogoc ka marrë vendimin që të aprovojë kërkesëpadinë e kryetarit të Gllogocit, Ramiz Lladrovcit ndaj ish-asamblistit të kësaj komune, Xhavit Drenorit nga fshati Dobroshec.

Sipas aktgjykimit, Drenori do t’ia kompensojë Lladrovcit 2.600 euro me rastin e publikimit të deklaratës dhe faktit të pavërtetë, shkruan IndeksOnline.

 

 

Po ashtu, ai detyrohet ta largojë postimin për kryetarin Lladrovci nga rrjeti social Facebook.

Drenori më 19.09.2017 në Facebook kishte postuar një shkrim në të cilin thuhej se “Bizneseve të Drenasit ua ktheu shpinën, duke i dënuar e shantazuar (sepse ishin “identifikuar” si jo votues të tij)”.

Lladrovci për shkak të kësaj shpifjeje ka kërkuar 10 mijë euro kompensim.

Xhavit Drenori, më 2018 ka dhënë dorëheqjen nga pozita e asamblistit në Kuvendin Komunal të Drenasit.