Zbulo të panjohurën

Driton Ajazi i shqetësuar me ikjen e rinisë nga Drenasi, thotë se për ta do krijojë vende pune

Kandidati për kryetar të Drenasit, Driton Ajazi ka marrë me përkushtim garën për ta udhëhequr Drenasin. Në fokus të tij janë rinia e qytetit e cila në katër vitet e fundit është larguar me të madhe nga Drenasi për një jetë me të mirë, qoftë duke ikur nga Kosova qoftë duke u zhvendosur në qytetet tjera.

Por me ardhjen e tij në krye të Drenasit, Ajazi ka premtuar vende pune dhe kushte për të rinjtë e qytetit.

Ky është postimi i Ajazit:

Me ardhjen time në krye të komunës së Drenasit do punoj shumë me rininë tonë të çmuar.

Do të bëjmë një qendër të inovacionit, përmes së cilës do të hapen vende të reja të punës, që rinia jonë me kreativitetin e saj do të punoj për firma vendore dhe botërore.

Do angazhohem fort që rinia jonë të jetë afër familjes, mos të ketë nevojë të ik nga komuna e Drenasit, si është duke ndodhur tani.🙏

Me punë dhe angazhim do i bëjmë të ndihen krenar për komunën e tyre.💙