Zbulo të panjohurën

Duda Balje e quan pedofil dhe dhunues Numan Baliqin


Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka quajtur pedofil dhe dhunues ish-ministrin e Shëndetësisë, Numan Baliqin, pasi ky i fundit ka thënë se babai i saj ka bashkëpunuar me forcat serbe, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Balje ka ftuar Organizatën e Veteranëve të UÇK’së, AKI’në, Prokurorinë dhe të gjitha institucionet që të bëjnë publike nëse babai i saj ka bërë çfardo veprimi.

“Kur ka filluar fushata e NATO-së, babai im ka qenë i mobilizuar njëkohësisht sikurse edhe mijëra meshkuj nga të gjitha komunitetet nga rrethi i Prizrenit dhe Dragashit. Të gjithë ata kanë marr ” obligimet e punës” dhe janë shfrytëzuar për punë fizike: të hapin kanale, përgadisin dhe transportojn ushqim… Babai im ka marr obligimin e vozitësit dhe ka shpërndar bukë nepër qytet”, ka shkruar Balje.

Ndërkohë, nga Baliq ka kërkur që të përgjigjet në disa pyetje.

“Kurse nga ti Numan kërkoj përgjegjëje në disa pyetje: Si ke shpërndar armë dhe pse i ke paguar? Pse ju dorëzove Listat organeve nga të cilat dorëzime shumë njerzë përfunduan në burg? Ku ke qenë dhe çfarë ke bërë nga viti 1993 deri në qershor të vitit 1999?”, ka shkruar Balje.

Postimi i saj i plotë:

KUR PEDOFILI DHE DHUNUESI GËNJEN !

Numan Baliq, njeriu me moralin më të ult, politikisht i hargjuar, i mllefosur në sistem shtetëror kurse i inspiruar dhe paguar nga ata që në zgjedhjet e fundit i përkrahi pohon një mori gënjeshtrash të rënda për babain e dikujt. Si të qëndroj indiferente e mos të reagoi dhe të sqaroi disa  çështje!

Kur ka filluar fushata e NATO-së, babai im ka qenë i mobilizuar njëkohësisht sikurse edhe mijëra meshkuj nga të gjitha komunitetet nga rrethi i Prizrenit dhe Dragashit. Të gjithë ata kanë marr ” obligimet e punës” dhe janë shfrytëzuar për punë fizike: të hapin kanale, përgadisin dhe transportojn ushqim… Babai im ka marr obligimin e vozitësit dhe ka shpërndar bukë nepër qytet.

Të keqpërdorësh sot mobilizimin e dhunshëm të atyre që nuk kishin forcë e ishin të vegjël nga ana e të fuqishmit është e paftyrë dhe keqdashje. Kjo do të ishte njësojë sikur ti gjykosh ata të cilët nën kêrcnimin e të fortit është dashur ti lëshojn vatrat e tyre shekullor. Veçanarisht është e papërfillshme kur kjo bëhet me qëllim të përfitimit të poenave të vegjël politik.

I ftoj të gjitha institucionet tona: Organizaten e veteranve të UÇK-së, AKI, prokurorin dhe të gjitha institucionet që të bëjnë publike nëse babai im ka bërë çfardo veprimi.

Kurse nga ti Numan kërkoj përgjegjëje në disa pyetje: Si ke shpërndar armë dhe pse i ke paguar? Pse ju dorëzove Listat organeve nga të cilat dorëzime shumë njerzë përfunduan në burg? Ku ke qenë dhe çfarë ke bërë nga viti 1993 deri në qershor të vitit 1999?

Ty Numan i cili je i njohur botërisht si inatqor i boshnjakve të rrethit të Prizrenit dhe Dragashit të këshilloi të mirresh me vetveten dhe me faktin çfarë prindi i fëmijve tuaj je. Besoj që së shpejti e din për këtë, që do të aktivizohen edhe dy aktakuza ndaj teje për shkakë të dhunës seksuale ndaj të miturave. Ti dikujt ti gjykosh, ti i cili paguhesh nga ata të cilët nuk ja mendojn të miren shtetit tone!?

Sjellja jote dhe kjo forme histerike më shumë flet për ty se sa për ata të cilët vazhdimisht i fyen dhe sulmon. Kurse për të gjitha të pavërtetat për anëtarët e familjes time së shpejti do të ballafqohemi në gjykatë. Edhe pse kjo për ty asgjë nuk do të thot, sepse shume shpesh je nepër gjykata për arsye të shumta kriminale.

Duda!