Zbulo të panjohurën

Dy persona e fusin me dhunë në veturë një burrë nga Fushë Kosova, e rrahin dhe ia vjedhin zingjirin e arit

Një burrë nga Fushë Kosova ka raportuar se dy persona nën kënosjen e armës e kanë futur me dhunë në veturë dhe e kanë dërguar në një fshat ku e kanë rrahur dhe i kanë grabitur një zingjir ari.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se shkaku i lëndimeve të marra, viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 05.02.2021-17:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, dy persona të dyshuar nën kanosjen e armës, e kanë futur me dhunë në veturë dhe e kanë dërguar në një fshat (në Regjionin e Prishtinës)  ku e kanë rrahur dhe i kanë grabitur një zinxhir ari. Viktima  për shkak të lëndimeve është dërguar për tretman mjekësor QKUK, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. Lidhur me ngjarjen është informuar edhe prokurori”, njofton policia.