Nga dy profile të ndryshme, përmes mesazheve në Facebook dy persona kanë kërcënuar Muhaxherin dhe familjen e tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka thënë se kreu i Pejës është kërcënuar me datë 14 nëntor.

“Po, është kërcënuar me datë 14 nëntor përmes rrjeteve sociale. Me rastin janë duke u marrë hetuesit rajonalë”, ka thënë Gashi.

Ai shton se tashmë janë verifikuar dy profile nga ku janë dërguar mesazhet kërcënuese. Deri më tani policia nuk e ka ndaluar asnjë person të dyshuar.

“Dy profile janë duke i verifikuar pasi kanë dërguar dy mesazhe, rastin e ka raportuar dje. Nuk është ndalur ende asnjë person”, tha ai.