Zbulo të panjohurën

Dyshohet se djali theri me thikë babanë dhe axhën në Mitrovicë

Para pak çastesh në qytetin e Mitrovicës ka ndodhur një rrahje në mes të rrugës, ku dyshohet që djali ka therur me thikë babanë dhe axhën e tij.

Rrahja ka ndodhur tek rrethrrotullimi i madh në pjesën e këmbësorëve, ndërsa dyshohet se të përfshirë janë disa familjarë, shkruan Jepi Zë.

Në fotografinë e mëposhtme shihet vendi i incidentit i rrethuar nga shiritat e Policisë.