Zbulo të panjohurën

E dhimbshme: Dy vëllezër nga Suhareka humbin jetën brenda tri ditësh si pasojë e coronavirusit

Vëllezërit nga Suhareka, Nurish dhe Hysen Bytyqi, kanë ndërruar jetë brenda tri ditësh si pasojë e infektimit me koronavirus.

Vëllezërit Hyseni njihen në Suharekë, pasi janë pronarë të të dy bizneseve në këtë qytet.

Njëri nga ta merrej me argjendari ndërsa tjetri merrej me hotelieri.

Njoftimi për vdekjen e tyre është dhënë në Facebook nga një i afërm i viktimave.

Instituti Kombëtar i shëndetësisë Publike ka njoftuar dje për shërimin e 478 personave nga koronavirusi dhe 270 raste të reja me COVID-19.