Zbulo të panjohurën

E dhimbshme: Gazetarit kosovar i vdesin të dy prindërit nga COVID-19

Gazetari Naim Sadiku, i cili para pak kohësh humbi babanë e tij si pasojë e infektimit me koronavirus, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka ndërruar jetë edhe nëna e tij.

Sadiku vetëm dy ditë më parë kërkoi plazmë të gjakut nga ata që e kanë kaluar Covidin për nënën e tij që ishte infektuar me Covid-19.

“Drita e syve, nga sonte u bë dritë e qiellit. Lamtumirë oj e shtrentja NANË”, janë fjalët prekëse që ai ka shkruar në Facebook.

Sadiku ka njoftuar se varrimi i së ndjerës do të bëhet sot, në varrezat e fshatit Rashan të Mitrovices.