Zbulo të panjohurën

E dhimbshme: Mjekët dhe infermieret që ikën nga Kosova, mbushin spitalet në Gjermani

Përderisa numri i pacientëve që frekuentojnë, në baza ditore, Qendrën Klinike Universitare, është më shumë se 30 mijë vizitorë, sektori i shëndetësisë po përballet me problematikën e ikjes së mjekëve, por edhe të infermierëve nga vendi, në kërkim të punës së njëjtë nëpër vendet e Bashkimit Evropian.

Kuadri specialistik mjekësor dhe infermierët në Kosovë kanë ikur nga vendi në numër të madh, shkruan Jepi zë.Një foto e publikuar nga qyteti Höxter në Gjermani, shihen 7 mjeke dhe infermiere shqiptare duke bërë me duar simbolin e shqiponjës.Drejtori i Qendrës Emergjente, Basri Lenjani, i tha Radios Evropa e Lirë, se shumë mjekë e infermierë tashmë janë në kurse të gjuhës gjermane, pasi që shteti gjerman ka kërkesë të madhe për infermierë dhe kosovarët janë të interesuar të punojnë atje për shkak të kushteve më të mira të punës dhe pagës më të madhe.

“Kemi informata që një pjesë e stafit mjekësor, mjekë dhe infermierë, po e mësojnë gjuhën gjermane. Por, ne nuk duhet lejuar që njerëz profesionistë të ikin nga vendi, pasi që për ata njerëz ka nevojë Kosova”, ka thënë Lenjani.Por, Ministria e Shëndetësisë thotë se fenomeni i ikjes së stafit profesional nuk po e godet vetëm Kosovën.