Zbulo të panjohurën

E mbytur në lot, kjo ishte paraqitja e parë e Elvana Gjatës në publik (Video)

“Ethet e së premtes” para disa vite ka zbuluar shumë talent të muzikës të cilët sot janë edhe këngëtarët më të kërkuar në skenën muzikore.

Nga ky emision i talenteve të rinj ka dal edhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata, shkruan Magazina.al

Në një video të rrallë shihet Elvana e cila del para jurisë në “Ethet e së premtes” , ku më pas merr komplimente për vokalin pavarësisht se në fund emocionet e tradhtojnë.

Ndryshe,  Elvana nuk ka sjellë ndonjë projekt muzikor tash e një vit kur mori pjesë në “Festivalin e këngës” në RTSH me këngën “Me tana”./Magazina.al